Belinda Balluku hedh në sulm kasnecët mediatikë për të sulmuar Elisa Spiropalin 3 ditë para mbledhjes së grupit…
Prapaskena të nxehta dhe përplasje të egra brenda lidershipit të Partisë Socialiste po tronditin ujërat politike në vend vetëm tri ditë (tre ditë nga dje dhe dy ditë nga sot) përpara mbledhjes vendimtare të grupit parlamentar socialist me kabinetin qeveritar që do të mbahet këtë të premte më 24 korrik. Pas lajmit të bujshëm se bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është paraqitur në Policinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje lidhur me disa mesazhe ndaj një zyrtari tatimesh, ka shpërthyer një luftë e hapur brenda llojit. Media të afërta me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku e pasqyruan me shpejtësi lajmin, duke pretenduar se bëhet fjalë për mesazhe me përmbajtje kërcënuese për shkak të një kontrolli tatimor ndaj një biznesi të lidhur me...
Burimi:
sot.com.al