Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë
Me një trëndafil në dorë, miqtë, shokët dhe dashamirësit e gazetarit të ndjerë Enrik Mehmeti u mblodhën për ta kujtuar atë në vendin ku kalonte pjesën më të madhe të kohës, pranë gomoneve në mol. “Për të gjithë ata që e njihnin, Enriku ishte njeriu që priste turistët me buzëqeshje, i përcillte me urimet më të bukura dhe u fliste me krenari për Vlorën dhe Shqipërinë. Me fjalët e tij të ngrohta, ai i ftonte të zbulonin bukuritë e qytetit dhe të vendit. Edhe pse kishte mundësinë të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Enriku zgjodhi të kthehej në Vlorë, sepse dashuria për qytetin e tij ishte më e madhe se çdo ëndërr tjetër“, raporton gazetari Edi Ruçi. “Sot, miqtë e kujtojnë me mall...
Burimi:
javanews.al