Trondit “ARUBA”, SPAK sekuestron dosje, Berisha nxjerr tre emrat e zyrtarëve
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, kanë intesifikuar hetimet në lidhje me dosjen ARUBA. Gjatë dy ditëve të fundit, me vendim të Gjykatës janë ushtruar kontrolle pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, ku janë sekuestruar dhjetëra dosje. Dosjet e sekuestruara lidhen me kompanitë e përfshira në këtë hetim, si dhe me lejet e marra për ndërtimin e kullave, resorteve dhe investimeve strategjike. Aktualisht, në hetim janë gjashtë kompani, të dyshuara për pastrim parash me burim nga narkotrafiku. Praktikat e sekuestruara lidhen me ndërtime në bregdetin e Shqipërisë, në zonën e Palasës, Gjirin e Lalzit, Vlorë, si edhe në kryeqytet. Gjatë muajit Qershor, SPAK lëshoi masa sigurie për një sërë biznesmenësh, që dyshohet se pastronin paratë e...
Burimi:
ntv.al