Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit sërish naftën, çmimi arrin në nivelin më të lartë në gjashtë javë
Ndërprerja e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë sjellë rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka arritur në 94.7 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në gati gjashtë javë. Rritja e fundit ishte rreth 4%, ndërsa çmimi është rreth 22 dollarë më i lartë se para nisjes së konfliktit. Tregjet po reagojnë ndaj pasigurisë për furnizimet, pasi Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, po përballet me kufizime për shkak të përshkallëzimit të tensioneve dhe sulmeve në rajon. Edhe çmimet e gazit në Mbretërinë e Bashkuar kanë shënuar rritje të fortë, duke arritur një nivel rekord tremujor. Përveç kufizimeve në furnizim, rritja...
Burimi:
kohajone.com