Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë, Karakaçi: Ndajmë dhimbjen me familjen
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale pas lajmit të rëndë për vdekjen e elektricistit Bashkim Boçi, i cili humbi jetën ndërsa punonte në Himarë për rikthimin e energjisë. Teksa shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin për familjarët, Karakaçi bën me dije se 54-vjeçari Bashkim Boçi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës,” shkruan ministri. Karakaçi theksoi se pas çdo rikthimi të energjisë , qëndron puna e vështirë dhe e rrezikshme e punonjësve të OSSH-së, të...
Burimi:
javanews.al