E rëndë në Korçë/ Fëmija 4 vjeç rrëzohet aksidentalisht nga kati i parë i banesës, niset drejt Tiranës
E rëndë në Korçë, fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i parë i banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku një fëmijë i gjinisë mashkull është rrëzuar aksidentalisht duke marrë dëmtime në trup dhe në kokë. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net