Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut
Momente tensioni janë regjistruar pasditen e sotme në qendër të Durrësit, ku forca të shumta policie kanë zhvilluar një operacion për ndalimin e një automjeti tip “Mercedes ML” me ngjyrë të zezë, në të cilin udhëtonin dy të rinj nga qyteti bregdetar. Burime paraprake bëjnë me dije se policia kishte siguruar informacione operative se dy të rinjtë mund të posedonin armë zjarri. Menjëherë pas lokalizimit të mjetit, efektivët u kanë bërë thirrje të ndalonin për kontroll, por ata nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu. Gjatë ndërhyrjes së policisë, njëri prej të rinjve ka braktisur automjetin në mes të rrugës dhe është larguar me vrap, duke shkaktuar momente paniku te kalimtarët. Ndërkohë, personi tjetër është neutralizuar dhe shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë. Pas...
Burimi:
javanews.al