‘Propagandë me IA’. Bardhi akuza Ramës për ‘Paketën e maleve’: Lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj

‘Propagandë me IA’. Bardhi akuza Ramës për ‘Paketën e maleve’: Lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj

Mashtrim dhe propagandë e cilëson Gazment Bardhi “Paketën e Maleve” duke akuzuar kryeministrin Rama për zhvatje të pronave publike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit të PD thotë se platforma e-Albania lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj, në kundërshti të hapur sipas tij me deklaratat publike të kryeministrit Rama se të huaj nuk mund të përfshiheshin në këtë paketë. Ai ilustron me video një aplikim në e-Albania ku tregon mundësinë për të aplikuar edhe si “shtetas i huaj”. Bardhi ka publikuar gjithashtu një video ku përfshin edhe një dialog me ChatGPT, duke akuzuar Ramën se po e përdor inteligjencën artificiale si mjet propagande për të mbështetur ligjin. “As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën. Me një klikim në...