“Koka bën, koka pëson”, Spaho “shuplakë” PD-së: Nuk vihet në pushtet me broçkulla

“Koka bën, koka pëson”, Spaho “shuplakë” PD-së: Nuk vihet në pushtet me broçkulla

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha se ndaj protestuesve janë përdorur lëndë kimike si ato që përdoren në luftë. Sipas Spahos këto deklarata e bëjnë PD të pabesueshme për qytetarët. Spaho thekson se të thuash që u përdorën kundër protestuesve lëndë kimike si ato që përdoren në luftë do të thotë jo vetëm të kesh humbur sensin e realitetit por të gënjesh me qëllim. Ai thekson se prodhimi i armëve kimike dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë janë ndaluar me traktate ndërkombëtare, pale të përdoren në protesta si ajo në Tiranë. Spaho nënvizon se nuk vihet në pushtet duke thënë broçkulla dhe nëse PD vazhdon të thotë të tilla do të vazhdojë të mbetet...