Momenti viral në ndeshjen hapëse të Botërorit, arbitrin e tradhton anglishtja gjatë dhënies së vendimit
Ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut ka prodhuar një moment që po bën xhiron e rrjetit, me protagonist arbitrin brazilian Wilton Sampaio. Në minutën e 84-t, pas një rishikimi në VAR për ndërhyrjen e Zwane, Sampaio u përpoq të shpjegonte vendimin e tij në anglisht për lojtarët dhe tifozët e pranishëm në stadiumin “Azteca”, por hasi vështirësi gjatë komunikimit. Arbitrin e tradhtuan fjalët dhe njoftimi i tij u bë i vështirë për t’u kuptuar, duke shkaktuar konfuzion te futbollistët në fushë. Pamjet e lojtarëve të Afrikës së Jugut, mes tyre edhe Mudau, që e shikojnë të habitur gjyqtarin janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Vetëm pasi Sampaio nxori kartonin e kuq, futbollistët kuptuan vendimin përfundimtar. Kartoni i...
Burimi:
top-channel.tv