VIDEO/ Hoxha: Sanksionet Amerikane lidhen me një zinxhir politik dhe aktivitetin e McGonigal në Tiranë
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit për heqjen e sanksioneve ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Hoxha bëri edhe një historik të vendimeve të këtij lloji të ardhur nga SHBA për disa figura politike dhe publike në Shqipëri, duke i vendosur ato në një kontekst më të gjerë politik dhe institucional. Hoxha u shpreh se, përcaktimi ‘të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara’ nënkupton në praktikë bllokim të vizës, ndërsa në rastet kur personi nuk ka aplikuar më parë, i kufizohet mundësia për të hyrë në procesin e aplikimit. Hoxha ka ngritur pyetjen se çfarë i lidh këto raste, duke e fokusuar analizën e tij te aktiviteti i ish-zyrtarit...
Burimi:
syri.net