E rëndë në Shkodër/ Dy persona i hyjnë në banesë e dhunojnë 23 vjeçaren

E rëndë në Shkodër/ Dy persona i hyjnë në banesë e dhunojnë 23 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e 9 gushtit në Shkodër. Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht, informoi policia mbrëmjen e djeshme. Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk janë identifikuar apo arrestuar autorët, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.