Zjarrëfikësja e kohës së ‘Baba Qemos’ në aksion për të shuar zjarrin/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Flet vetë!

Zjarrëfikësja e kohës së ‘Baba Qemos’ në aksion për të shuar zjarrin/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Flet vetë!

Gjendja e flotës së zjarrfikësve në Shqipëri vijon të ngrejë pikëpyetje serioze për kapacitetin e vendit për t’u përballur me zjarret, edhe pse këto të fundit tashmë janë një realitet i përvitshëm. Në një kohë kur flakët kanë përfshirë disa zona, mungesa dhe amortizimi i mjeteve nxjerrin në pah vështirësitë e strukturave në terren. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një video ku shfaqet një zjarrfikëse e vjetër, të cilën e ironizon si mjet i kohës së “Baba Qemos”. “Flet vetë!”, shkruan Berisha krahas pamjeve, duke e theksuar akuzat ndaj qeverisë për gjendjen e flotës dhe paaftësinë për t’u përballur me situatat e zjarreve.