Tirana pa ujë 24 orë, por Ujësjellësi shënon rekord fitimesh
Dy kompani shtetërore, “Ujesjellës dhe kanalizime Tiranë” dhe prodhuesi i kartave të identitetit “Identitek”, që si qëllim parësor kanë ofrimin e shërbimeve ndaj publikut, janë kthyer në fakt në makineri të mëdha fitimi për shtetin dhe nuk i kanalizojnë këto fitime në ulje të tarifave për konsumatorët. Sipas të dhënave të publikuara në raportet vjetore, Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës raportoi të ardhura prej 4.5 miliardë lekësh në vitin 2025, me rritje të letë prej 2.7%. Fitimi para taksave u rrit ndjeshëm me gati 30%, në 1.5 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro). Edhe kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave, “Identitek”, e cila ka vijuar aktivitetin e koncesionarit “Aleat”, ka raportuar të ardhura prej 3.5 miliardë lekësh në 2025-n, me rënie vjetore prej...
Burimi:
syri.net