Sulmi ndaj Konsullatës Amerikane, operacioni për kapjen e autorëve përfundon me vrasjen e një polici në Toronto

Sulmi ndaj Konsullatës Amerikane, operacioni për kapjen e autorëve përfundon me vrasjen e një polici në Toronto

  Një oficer policie u qëllua për vdekje të enjten në mëngjes gjatë një operacioni policor në Toronto, në kuadër të një hetimi për të shtënat ndaj Konsullatës Amerikane të ndodhura në muajin mars. Lajmi u konfirmua nga shefi i Policisë së Torontos, Myron Demkiw, i cili tha se oficeri 43-vjeçar humbi jetën gjatë ekzekutimit të një urdhër-kontrolli në orët e para të mëngjesit. ‘Me trishtim të thellë konfirmoj vdekjen e oficerit’, deklaroi Demkiw. Sipas policisë, operacioni u zhvillua në një lagje në veriperëndim të qytetit. Rreth orës 05:45, forca të shumta policore të armatosura hynë në një ndërtesë banimi, ndërsa pak minuta më vonë mjekët e ambulancës u panë duke kryer manovra reanimimi mbi oficerin e plagosur rëndë. Oficeri u transportua me urgjencë në...