LUFTA/ IRANI SHTRENGON LAKUN NE HORMUZ
Teherani e ka bere të qartë se hapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të jetë një vendim i njëanshëm. Garda Revolucionare kërkoi pranimin e kushteve iraniane nga Uashingtoni, ndërsa diplomacia mes Iranit dhe Omanit vijon për të gjetur një rrugëdalje nga kriza. Deklarata, e transmetuar nga agjencia shtetërore iraniane Tasnim, tregon se Teherani e konsideron Hormuzin jo thjesht si një korridor ndërkombëtar të transportit, por si një prej instrumenteve më të rëndësishme të fuqisë së tij strategjike. Mesazhi për Uashingtonin është i drejtpërdrejtë: lundrimi nuk do të rikthehet plotësisht për sa kohë që Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë kushtet iraniane dhe vazhdojnë, sipas Teheranit, të ndërhyjnë në proceset diplomatike rajonale. Nga njëra anë, zyrtarët amerikanë kanë shfaqur optimizëm lidhur me negociatat Iran–Oman dhe mundësinë...
Burimi:
ntv.al