Deputeti i Ukrainës-Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës

Deputeti i Ukrainës-Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku kreu i shtetit ukrainas rikonfirmoi se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën. Goncharenko, i cili ka ndërmarrë në Parlamentin e Ukrainës një nismë ligjore për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ka cilësuar qëndrimin e Zelenskyt si një “gabim diplomatik”. Përmes një reagimi në rrjetin social X, deputeti ukrainas ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj deklaratës së presidentit, duke publikuar edhe një fotografi ku shihet heqja e sloganit “Free Ukraine” në Prishtinë. Goncharenko argumenton se në Ukrainë ekziston mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe se ai do të vijojë përpjekjet politike për ta bindur vendin e tij që ta njohë shtetin e Kosovës. “Ukrainasit mbështesin pavarësinë e...