Panik gjatë Botërorit 2026, tifozi pëson infarkt pranë stadiumit “Azteca”

Panik gjatë Botërorit 2026, tifozi pëson infarkt pranë stadiumit “Azteca”

Një tifoz i huaj, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk janë bërë publike, ka pësuar një atak kardiak pranë stadiumit “Azteca” në Mexico City, pak para ceremonisë hapëse të Kupës së Botës 2026 dhe ndeshjes mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi në minutat që paraprinë inaugurimin e turneut. Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe transportuan tifozin me urgjencë drejt spitalit. Shërbimet mjekësore kanë bërë të ditur se gjendja e tij është aktualisht e qëndrueshme. Autoritetet theksuan se ndërhyrja e shpejtë e ekipeve të shpëtimit ishte vendimtare për të shmangur pasoja më të rënda. Ngjarja ndodhi mes atmosferës festive që shoqëroi nisjen e Botërorit 2026, i cili këtë vit organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja. Top Channel