Dosja e SPAK/ ‘Kiçi’ i Elbasanit, Oklid Aliu mes trafikut të kokainës e dyshimit për vrasjen e Edmond Mëhallës

Dosja e SPAK/ ‘Kiçi’ i Elbasanit, Oklid Aliu mes trafikut të kokainës e dyshimit për vrasjen e Edmond Mëhallës

Nga Elton Qyno Janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, ku u goditën “lordët” shqiptarë të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Mes 9 personave që SPAK ka shpallur në kërkim është dhe Oklid Aliu ose siç njihet në Elbasan, me emrin Arab, Oklid El Ouejdi. Të gjithë në Elbasan e thërrasin dhe e njohin si Kiçi i Elbasanit dhe është nipi i Isa Aliut dhe Salvatore alias Shpëtim Aliu. Emri i Oklid Aliut, nuk është i panjohur nga policia e Elbasanit, pasi ai dyshohet se së bashku me persona të tjerë si Armando Kola, Nevzat Spaho, dhe Marselo Arani, kanë organizuar dhe vrarë, Edmond Mëhallën, ngjarje kjo e ndodhur në 30 Nëntor...