Urime! E rrëzuat Ramën, duke grisur një flamur!
Nga David Isaac- Ka momente kur një protestë pushon së foluri për problemet e qytetarëve dhe fillon t’i shërbejë një narrative krejt tjetër. Pamjet e fundit nga Tirana ishin pikërisht një prej atyre momenteve. Në vend që opinioni publik të diskutonte korrupsionin, ekonominë, emigracionin, çmimet, drejtësinë apo përgjegjësinë politike të qeverisë, vëmendja u zhvendos tek një flamur i grisur, tek pankarta me përmbajtje antisemite dhe tek retorika e urrejtjes kundër Izraelit. Dhe pyetja lind natyrshëm: Kush fitoi nga kjo? Me siguri jo opozita. Me siguri jo qytetarët. Me siguri jo Shqipëria. Sepse për 24 orë nuk u fol më për Edi Ramën. Nuk u fol më për protestën. Nuk u fol më për arsyet që nxorën njerëzit në shesh. U fol për antisemitizmin. U fol...
Burimi:
kohajone.com