Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
Mijëra njerëz protestuan në qytetin verior të Serbisë, Novi Sad, të shtunën për të përkujtuar vdekjen e 16 personave në vitin 2024, pasi u shemb tendë e një stacioni hekurudhor, dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme të përgjithshme. Reuters raporton se, protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët, të cilat herë pas here u bënë të dhunshme, u përhapën në të gjithë Serbinë pas katastrofës, duke tronditur sundimin 13-vjeçar të populistit Aleksandar Vuçiç dhe Partisë së tij Progresive Serbe. Protestuesit, opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se katastrofa në stacionin hekurudhor ishte një shenjë e keqmenaxhimit më të gjerë nga ana e qeverisë të projekteve të ndërtimit dhe korrupsionit. Në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, mijëra protestues qëndruan në...
Burimi:
syri.net