Protestuesja sfidon Taulant Ballën: Po je burrë, hajde këtu në protestën tonë…

Protestuesja sfidon Taulant Ballën: Po je burrë, hajde këtu në protestën tonë…

Qytetarët kanë vijuar sërish protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa në ditën e 23 kërkojnë dorëheqjen e tij. Përmes një fjalimi të mbushur me emocione dhe revoltë, një protestuese denoncoi largimin masiv të të rinjve nga vendi, duke bërë përgjegjëse të drejtpërdrejtë politikën aktuale të qeverisë. Ajo e cilësoi kreun e qeverisë si shkaktarin kryesor që la prindërit të vetmuar dhe i detyroi fëmijët të marrin rrugët e botës, duke i hequr atyre çdo shpresë për një të ardhme brenda atdheut. Në vijim të fjalës, qytetarja e drejtoi indinjatën e saj edhe ndaj funksionarëve të tjerë të lartë, duke përfshirë akuzat për abuzime me fondet publike dhe për krijimin e një drejtësie me dy standarde. Sipas saj, teksa qytetarët e thjeshtë përballen me heqjen e...