Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor Lozhan–Moglicë

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor Lozhan–Moglicë

Situata është krijuar si pasojë e rrëshqitjes së inerteve në disa segmente të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Më problematike paraqitet gjendja në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, pak kilometra larg qendrës së fshatit Moglicë, ku sasia e materialeve të rëna në rrugë ka qenë e konsiderueshme. Firma kontraktore që po punon në aksin nacional Maliq–Gramsh, e mbështetur edhe nga mjete të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Bashkisë Maliq, ka ndërhyrë në terren për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e situatës. Ky segment rrugor është përballur vazhdimisht me probleme gjatë kësaj periudhe, për shkak të kushteve atmosferike. Reshjet e shiut kanë shkaktuar në disa raste dëmtime të bazamentit të rrugës, si dhe rënie inertesh nga shpatet e maleve, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe...