Plagosi me thikë bashkëshorten, në pranga 30-vjeçari

Plagosi me thikë bashkëshorten, në pranga 30-vjeçari

Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh në Pogradec, ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Për pasojë ka mbetur e plagosur 28 vjeçarja, B.Xh. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. E reja është dërguar menjeherë në spital, ndërsa bashkëshorti i saj, R.Xh, 30 vjeç është ndaluar nga policia.