DOKUDAILY sjell në fokus historinë e Michèle Firk, mes kinemasë, miqësisë dhe revolucionit
Si mund të shndërrohet kinemaja në një hapësirë ku krijohen miqësi të vërteta? Dhe a mund të ndihmojë ajo në zvogëlimin e distancës mes njerëzve dhe revolucionit? Këto janë disa nga pyetjet që DOKUDAILY vendos në qendër të numrit të gjashtë, në kuadër të edicionit të 25-të të DokuFest. Në këtë numër trajtohet edhe historia e Michèle Firk, një figurë që e jetoi me intensitet lidhjen mes kinemasë dhe revolucionit. Ajo dëshironte dy gjëra nga jeta me një përkushtim që dukej se nuk linte shumë hapësirë për kompromis: kinemanë dhe revolucionin. Historia e saj lidhet me filmin “A Life, A Manifesto” të Jean-Gabriel Périot, i cili nis pikërisht nga kjo ndërthurje dhe ndjek rrugëtimin e Firk deri në pikën kur bota e kinemasë dhe ajo...
Burimi:
kultplus.com