Eurovision ndryshon rregullat, fitorja nuk garanton më organizimin e edicionit të ardhshëm

Eurovision ndryshon rregullat, fitorja nuk garanton më organizimin e edicionit të ardhshëm

Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) ka ndryshuar rregullat e Eurovisionit, duke i dhënë fund parimit që vendi fitues ka automatikisht të drejtën për të organizuar edicionin pasardhës të konkursit. Sipas rregullores së re, shteti që fiton Eurovisionin mund të mos e presë edicionin e ardhshëm nëse situata në vend ose në rajon konsiderohet e papërshtatshme për zhvillimin e sigurt dhe normal të aktivitetit. Transmetuesi i shtetit fitues mund të shpallet i papërshtatshëm për organizimin e konkursit në rast të një konflikti të armatosur, situatave të ndjeshme gjeopolitike apo rrethanave të tjera që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë dhe mbarëvajtjen e eventit. Në raste të tilla, EBU mund t’ia besojë organizimin një transmetuesi tjetër pjesëmarrës. Ky i fundit do të marrë përsipër të drejtat dhe...