Si ta shikoni eklipsin diellor në mënyrë të sigurt edhe pa syze speciale

Si ta shikoni eklipsin diellor në mënyrë të sigurt edhe pa syze speciale

Eklipsi diellor është një nga fenomenet më spektakolare astronomike, por vëzhgimi i tij kërkon kujdes të veçantë për të mbrojtur sytë. Ekspertët paralajmërojnë se Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt pa pajisje të posaçme mbrojtëse, ndërsa syzet e zakonshme të diellit apo syzet e errëta nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme. Për ata që nuk kanë mundur të sigurojnë syze të certifikuara për eklipsin, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për ta vëzhguar fenomenin në mënyrë indirekte, duke përdorur sende të zakonshme që mund të gjenden në shtëpi. Një prej metodave më të thjeshta është projektori me vrimë të vogël (pinhole projector). Për ta krijuar, mjafton një copë kartoni dhe një fletë e bardhë. Hapni një vrimë të vogël në qendër të kartonit, mundësisht me majën e një...