“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do të sekuestrojmë objektet energjetike siç bëmë me Venezuelën
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për sulme të reja ndaj Iranit gjatë natës së sotme, përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social. Sipas tij, objektivi i SHBA-ve është të marrin nën kontroll ishullin Kharg dhe objekte të tjera energjetike në Teheran, “ashtu siç u veprua me Venezuelën” ! Në deklaratën e publikuar, Trump shkroi se SHBA do të godasë Iranin “shumë fort sonte”, duke pretenduar se kapacitetet ushtarake të vendit janë dëmtuar ndjeshëm. Ai shtoi gjithashtu se në një fazë të mëvonshme Uashingtoni mund të marrë kontrollin e plotë mbi zona me naftë dhe gaz në Iran, përfshirë ishullin Kharg, i cili luan një rol kyç në eksportet iraniane të naftës. Ishulli Kharg konsiderohet një pikë strategjike, pasi përmes tij kalon pjesa më e...
Burimi:
vizionplus.tv