Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet edhe për autorin e dyshuar Armand Shakaj
Edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë përgjigje për fatin e të riut. Pa përgjigje grupi hetimor është edhe për vendndodhjen e Armand Shakajt, autori i dyshuar që fshihet pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri tani hetuesit kanë në duar kamera sigurie dhe automjetin tip “Porche Cayenne” të Armand Shakajt, mjet që dyshohet se ka transportuar trupin e Eglant Koçit pas ekzekutimit. Vrasja e 34-vjeçarit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime nga policia shprehen se ka dyshime të forta që i riu të jetë vrarë nga 41-vjeçari dhe më pas trupi të jetë zhdukur. Brenda automjetit janë gjetur njolla gjaku, që dyshohet se janë të Eglant Koçit. Kjo makinë u zbulua nga policia...
Burimi:
vizionplus.tv