“Rrëfimi për kufijtë e Luginës së Preshevës” i Skënder Latifit, përtej klisheve të historisë
Një libër historiografik vlen aq sa vlejnë themelet e tij dokumentare dhe Skënder Latifi ka refuzuar të ndërtojë kështjellën e tij mbi rërën e dëshmive të dorës së dytë Foto: Driton Paçarada Libri “Rrëfimi për kufijtë e Luginës së Preshevës (1843-2018)”, nga Skënder Latifi – Botimet KOHA, Prishtinë, 2025 – shpërfaqet si rishikim shterues i lëndës historiografike përmes skanerit të ftohtë gjeopolitik. Ky kërkim shkencor projekton kod të ri të mendimit kritik, ku ashpërsia e dokumentit arkivor demaskon proceset retrograde të Beogradit ndaj trojeve tona lindore. Përmes arkitekturës së pasur burimore, autori ndjek pulsin e historisë që nga Luftërat Ballkanike, e deri te diplomacia moderne e epokës Trump. Pas leximit të kësaj vepre, në kujtesë ngulitet ajo vetmi e madhe historike në të cilën u...
Burimi:
kohajone.com