Infertiliteti, sfidë për çiftet, një në gjashtë të rinj e kanë të pamundur të sjellin në jetë një fëmijë
Shifrat e lindshmërisë po pësojnë rënie të ndjeshme dhe një ndër faktorët kryesorë mbetet infertiliteti. Sipas të dhënave, 1 në 6 çifte e kanë të pamundur të sjellin në jetë një fëmijë. “Infertiliteti prek një në gjashtë çifte. Ndër shkaqet që ne mund të listojmë janë shtyrja e moshës së shtatzënisë, obeziteti, duhanpirja, problematikat të cilat mund të lidhen edhe me sëmundje si endometrioza, PCOS, ndryshimi i stilit të jetesës, ndotja dhe përdorimi i disa produkteve të cilat mund të sjellin ndryshime hormonale.” , tha Uarda Ismaili, mjeke gjinekologe. Për shumë vite është menduar se infertiliteti lidhet kryesisht me gruan, por ky perceptim nuk qëndron. Mjekja gjinekologe Uarda Ismaili, në një intervistë për Vizion Plus, shpjegon se problemi mund të jetë në të njëjtën masë...
Burimi:
vizionplus.tv