SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit, vendimi synon të krijojë më shumë hapësirë për negociata
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar, për të dytën natë radhazi, sulmet ushtarake ndaj Iranit, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump po i jep një mundësi diplomacisë për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas mediave amerikane, Uashingtoni po shqyrton nëse negociatat me Teheranin mund të çojnë drejt një marrëveshjeje, ndërsa presidenti Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme për veprim ushtarak, nëse bisedimet dështojnë. Edhe Irani ka ndalur përkohësisht sulmet hakmarrëse ndaj bazave dhe aleatëve amerikanë në rajon, në një përpjekje për të krijuar hapësirë për dialog. Në qendër të negociatave mbetet ngushtica strategjike e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Ndërkohë, brenda administratës amerikane nuk mungojnë rezervat për...
Burimi:
vizionplus.tv