Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 3 numri i viktimave
Shkon në tre numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut. Viktima e fundit është një 61-vjeçar, ndërsa në vend janë konfirmuar 35 raste të infektimit, gjashtë prej të cilëve në gjendje kritike. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se ka nisur spërkatja kundër mushkonjave në disa zona, ndërsa të tjera do t’i nënshtrohen këtij procesi në ditët në vijim. Sipas tij, në Shkup do të spërkaten 17 mijë hektarë nga ajri dhe 5 mijë hektarë me spërkatje tokësore. Ai shtoi se janë planifikuar ndërhyrje edhe në ujërat e ndenjura, përfshirë pellgjet në park dhe liqenin në Stajkovcë. Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, bëri të ditur se gjashtë pacientë po trajtohen në Njësinë e Kujdesit Intensiv, ndërsa 16 të...
Burimi:
vizionplus.tv