SHBA e ktheu mbrapsht duke i “thyer” ëndrrën e Botërorit, UEFA i beson gjyqtarit nga Somalia finalen e kompeticionit europian
UEFA ka emëruar arbitrin somalez Omar Artan për të vendosur drejtësi në Superkupën Europiane, e cila do të zhvillohet më 12 gusht në Salzburg mes PSG-së dhe Aston Villas. Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi arbitri 34-vjeçar u përball me vështirësi gjatë hyrjes në Shtetet e Bashkuara, ku sipas raportimeve u kthye mbrapsht pas mbërritjes për arsye që nuk u sqaruan zyrtarisht. Mediat ndërkombëtare kanë spekuluar se rasti mund të ketë qenë i lidhur me procedura shtesë sigurie dhe kufizime të hyrjes. Megjithatë, UEFA ka zgjedhur t’i japë besim të plotë një prej arbitrave më të vlerësuar të futbollit afrikan. Artan është arbitër ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2018 dhe konsiderohet një nga emrat më premtues në arenën ndërkombëtare. Somalezi fitoi vlerësime të shumta...
Burimi:
top-channel.tv