Pak orë nga starti i Botërorit, kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë këtë vit sipas bookmakers-ave
Një vit para finales së madhe të Botërorit 2026, bookmakers-at ndërkombëtare kanë publikuar kuotat e para për fituesin e turneut dhe gara për trofeun duket më e hapur se kurrë. Sipas vlerësimeve të DraftKings Sportsbook, Spanja dhe Franca konsiderohen dy favoritët kryesorë për të ngritur Kupën e Botës, me diferenca minimale mes tyre. Kampionët e Evropës, Spanja, kryesojnë listën me kuotën 4,50, ndërsa Franca ndjek menjëherë pas me 4,75. Skuadra e Luis de la Fuente pritet të mbështetet te brezi i ri i artë i udhëhequr nga sensacioni Lamine Yamal, i cili konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për çmimin e lojtarit më të mirë të turneut. Nga ana tjetër, Franca vjen pas dy finaleve radhazi në Kupën e Botës. “Gjelat” fituan trofeun në vitin 2018...
Burimi:
top-channel.tv