Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita shkëmbejnë akuza për protestat dhe investimin
Protestat për Zvërnecin sollën debate gjatë seancës parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Ina Zhupa, solli në vëmendje kërkesat e qytetarëve të cilët marshojnë në Bulevard prej 12 ditësh. “Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë”, tha Zhupa. Në emër të socialistëve, Taulant Balla u shpreh se opozita...
Burimi:
vizionplus.tv