Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili, dyshohet se është përfshirë në një konflikt në një lokal në Durrës, ku një person mbeti i dhunuar. Ngjarja ka vënë në lëvizje Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur verifikimet për rolin e një efektivi policie të pranishëm gjatë sherrit. Sipas të dhënave paraprake, Tafili dyshohet se ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Edison Gjuzi, i cili ka deklaruar se është dhunuar gjatë konfliktit. Pas përplasjes, personat e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes. AMP ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë, Leonard Xhamollari i cili ndodhej në ambientet ku ndodhi konflikti. Agjencia po heton nëse polici ka pasur lidhje me Denisin Tafilin apo nëse ka pasur ndonjë rol në favorizimin e tij pas ngjarjes. Efektivi, gjatë...