Ngjarja në Durrës/ Anëtari i grupit kriminal të Visit të Pojës mbrojti policin, pas konfliktit Denis Tafili iku! I sekuestrohet arma
Është sekuestruar arma e policit i cili ishte së bashku me anëtarin e grupit të Visit të Pojës, Denis Tafili u përfshi në konfliktin me armë që u shënua të premten e 24 korrikut në Shkallnur të Durrësit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sekuestroi armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, Leonard Xhamollari, me funksion ndihmës specialist në sallën e komandimit. Gjithashtu AMP është duke verifikuar edhe kamerat e sigurisë për të mësuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili i kërkuar prej më shumë se një viti nga SPAK. Denis Tafili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Ura”, që lidhet me organizatën kriminale të drejtuar nga Elvis Doçi, alias Visi i Pojes. Ngjarja Sipas Policisë, Tafili, i shpallur në...
Burimi:
syri.net