U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Shkodër

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Sipas raportimeve të policisë në pranga ka rënë E. K., 42 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Në pranga ka rënë A. I., 18 vjeç dhe I. A., 18 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. “Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa...