Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari
Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, ku 60 vjeçari I. Y. dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Policia e Lushnjës ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Gjithashtu, është sekuestruar edhe thika e përdorur gjatë konfliktit. Njoftimi i Policisë: Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive...
Burimi:
javanews.al