Tragjedia në Roskovec/ Mbetën të vrarë me armë gjahu nga ish- dhëndri, përcillen për në banesën e fundit dy viktimat

Tragjedia në Roskovec/ Mbetën të vrarë me armë gjahu nga ish- dhëndri, përcillen për në banesën e fundit dy viktimat

Mëngjesi i sotëm e gjeti fshatin Vidhishtë të Roskovecit të zhytur në heshtje. Rrugët janë bosh, ndërsa banorët ecin me kokën ulur drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit për dy viktimat e tragjedisë që tronditi jo vetëm këtë komunitet, por mbarë vendin. Dhimbja lexohet në fytyrën e çdo banori. Askush nuk gjen fjalët për të përshkruar atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Me lot në sy, të afërm dhe fqinj kujtojnë çiftin e bashkëshortëve si njerëz të qetë, punëtorë dhe të respektuar nga të gjithë. Sot, familjarë, miq dhe banorë të shumtë do t’u japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në orën 11:00 në varrezat e fshatit....