Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

Tre persona janë arrestuar në Shkodër, pasi Policia u gjeti një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis. Në pranga ranë shtetasit E. K., 42 vjeç, A. I., 18 vjeç dhe I. A., 18 vjeç. Gjatë kontrollit ndaj 42-vjeçarit, i cili ndodhej në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Sipas Policisë, në momentin e kontrollit me E. K. ndodheshin edhe dy të rinjtë, të cilët u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj A. I. u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Njoftimi i Policisë: Sekuestrohen një armë zjarri...