Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini
Një 26-vjeçar tunizian pa leje qëndrimi në Itali është arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së gazetarit Luigi “Luca” Esposito, sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane. I dyshuari, i identifikuar si Ridha Rahmoumi, u lokalizua nga karabinierët në një shtëpi të braktisur. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën në posedim të tij kartat e kreditit të gazetarit të vrarë. Sipas raportimeve, pasi u përball me provat, 26-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit. Pas arrestimit ka reaguar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri italian i Transportit, Matteo Salvini. Në një postim në rrjetin social X, ai falënderoi forcat e rendit për kapjen e shpejtë të autorit të dyshuar. “Faleminderit forcave të rendit për kapjen e shpejtë të këtij vrasësi. Tani le të vuajë dënimin në vendin e tij,...
Burimi:
javanews.al