Delegacioni i Albanians for America takohet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati
Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i përbërë nga Gino Mulliqi, Gëzim Rushiti dhe Janinë Memeti, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, palët kanë riafirmuar partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Temat kryesore të diskutimit përfshinë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve amerikane në Kosovë, zhvillimin e sektorit të energjisë, përfshirë projektet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), si dhe krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve strategjike, transmeton KultPlus. Përfaqësuesit e AFA-së theksuan rëndësinë e institucioneve të fuqishme dhe qeverisjes së qëndrueshme për rritjen e besimit të investitorëve dhe avancimin e...
Burimi:
kultplus.com