Mazniku mbron ndarjen e re territoriale: Bashkitë që shkrihen do kenë nga një nënkryetar!
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, ka mbrojtur propozimin për ndarjen e re territoriale, duke marrë si shembull bashkimin e Elbasanit me Cërrikun dhe Belshin. Sipas Maznikut, Elbasani është “pika natyrore e gravitetit” për këtë zonë dhe modeli i propozuar synon të ruajë përfaqësimin lokal, identitetin e qyteteve dhe aksesin e qytetarëve në shërbime. Ai theksoi se çdo bashki që pritet të shkrihet do të ketë një nënkryetar dhe se banorët do të vijojnë t’i marrin shërbimet në të njëjtat zyra ku i marrin edhe sot. “Elbasani është pika natyrore e gravitetit, këtu ruajmë tre qytete, qytetin e Elbasanit, cërrikut dhe Belshit, secili prej këtyre qyteteve do vazhdojë të ketë një nënkryetar përgjegjës për secilin territor dhe do të ketë një kuotë propcionale...
Burimi:
argjiroja.net