Dua Lipa promovon Prishtinën në Google Maps Street View: “Mirë se vini në qytetin tim”
Dua Lipa ka publikuar një video të re në Instagram, përmes së cilës promovon Prishtinën dhe njofton se kryeqyteti i Kosovës tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View. Videoja është publikuar në ditën e nisjes së Sunny Hill Festival, ndërsa artistja ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga vendet më të dashura për të në qytetin ku u rrit, përcjell KultPlus. “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View”, ka shkruar Dua Lipa. Në video, këngëtarja tregon lidhjen e saj të veçantë me Prishtinën dhe fton publikun ta zbulojë qytetin përmes...
Burimi:
kultplus.com