Haxhiu takon themeluesen e “JETA/VITA”, vlerëson angazhimin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Haxhiu takon themeluesen e “JETA/VITA”, vlerëson angazhimin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Nafije Latifin, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës “JETA/VITA”, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e saj në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit. Haxhiu ka theksuar se Latifi, pas përballjes dhe tejkalimit tri herë me kancerin e gjirit, e ka shndërruar përvojën e saj personale në një mision për ndërgjegjësimin e grave në Kosovë për rëndësinë e zbulimit të hershëm, kontrolleve të rregullta dhe mbështetjes gjatë trajtimit. “Sot prita në takim znj. Nafije Latifi, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës ‘JETA/VITA’, një grua që me forcën, përkushtimin dhe humanizmin e saj është bërë simbol i shpresës për shumë gra në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu. Ajo ka shprehur mirënjohje për punën e...