Komedia “Demos” shfaqet në Korçë, vepra e Aristofanit mbetet aktuale me problemet që trajton
Salla e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë u mbush mbrëmjen e së enjtes me artdashës, të cilët duartrokitën premierën e komedisë “Demos”, një vepër e frymëzuar nga Aristofani. Shfaqja solli në skenë një kastë të spikatur aktorësh, ku spikatën Zamira Kita, Guri Koço, Xhejni Fama dhe emra të tjerë të njohur të teatrit korçar e shqiptar. Përmes humorit, satirës dhe revoltës, “Demos” përcjell mesazhe që, ndonëse janë shkruar shekuj më parë, tingëllojnë po aq aktuale edhe në realitetin e ditëve tona. “Edhe pse është shkruar shumë vite më parë, kjo vepër flet për probleme që i jetojmë edhe sot. Kjo e bën atë të afërt me publikun”, tha aktorja Zamira Kita. “Aristofani mbetet bashkëkohor, sepse natyra njerëzore dhe pushteti nuk kanë ndryshuar shumë. Kjo...
Burimi:
vizionplus.tv