Bogujevci viziton ekspozitën “The Blue Hour” të artistes Anita Muçolli në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së parë personale të artistes Anita Muçolli, me titull “The Blue Hour”, e cila është prezantuar në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA. Ekspozita, e kuruar nga Hana Halilaj, sjell përmes veprave të Muçollit një rrëfim artistik mbi kujtesën, identitetin, migrimin dhe raportin mes përvojave personale dhe kujtesës kolektive. Bogujevci ka vlerësuar punën e artistes, duke theksuar se ekspozita fton publikun të reflektojë mbi mënyrën se si arti ruan histori, ndjenja dhe përvoja që formësojnë individin dhe shoqërinë. “Urime Anitës për këtë arritje artistike. Ju ftoj ta vizitoni ‘The Blue Hour’ dhe ta përjetoni nga afër këtë rrëfim të veçantë”, ka shkruar Bogujevci. Ekspozita “The Blue Hour” paraqet një nga projektet e...
Burimi:
kultplus.com