Shkrirja e Memaliajt, kryebashkiaku: Keni tejkaluar çdo kufi. Sot në protestë për të drejtën tonë

Shkrirja e Memaliajt, kryebashkiaku: Keni tejkaluar çdo kufi. Sot në protestë për të drejtën tonë

Pas propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë Memaliaj, kryebashkiaku Albert Malaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë kundër draftit të ri të ndarjes territoriale. albert malaj bashkia memaliaj Përmes një reagimi në Facebook, Malaj shprehet se pavarësisht kundërshtimeve të ngritura në dëgjesat zyrtare në Gjirokastër dhe në Kuvendin e Shqipërisë, argumentet e paraqitura nuk janë marrë në konsideratë. Sipas tij, mungon transparenca dhe konsultimi me banorët e Memaliajt, edhe pse bashkia është e dyta në qarkun e Gjirokastrës për nga numri i banorëve dhe sipërfaqja. “Kam paraqitur të gjitha argumentet që tregojnë se një vendim i tillë sjell humbje të identitetit, traditave dhe kulturës sonë, ngadalëson ritmin e zhvillimit ekonomik, nxit më tej shpopullimin dhe bie ndesh me frymën e Kartës...